Dashi: Qielli sipër jush ju bën veçanërisht të çuditshëm dhe krijues. Ndiqni intuitën tuaj dhe nuk do t’ju shkojë keq! Drejtoni antenat, talenti juaj i spikatur sot mund të përfitojë nga frymëzime të reja dhe të vlefshme. Nuk do të mungojnë të ardhurat dhe fitimet! Nëse ju keni një histori të lumtur dashurie, kjo do të jetë dita juaj: marrëveshja me partnerin do të jetë e përkryer nga të gjitha këndvështrimet.

Demi: Fazë lodhjeje dhe qetësie. Asgjë e madhe për t’u shënuar në çdo fushë: pas presionit yjor të ditëve të mëparshme, mund të konsideroni këtë gjendje si pozitive! Tani keni të gjithë kohën për t’u çlodhur, ri-menduar për veten, të lexoni një libër të mirë e t’a merrni shtruar. Dikush prej jush do të marrë fluturimthi një mundësi financiare.

Binjakët:  Përballojeni sot ditën me besim: vizioni juaj i përgjithshëm mbi problemet ekzistuese në vendin e punës  me siguri do t’ju nxjerrë fitimtarë. Ju do të keni nuhatjen e duhur për të bërë gjënë e duhur në kohën e duhur, me një aftësi dhe tempizëm për t’u pasur zili. Në dashuri, dhurojini vetes momente të ëmbla intimiteti me partnerin tuaj; kush është vetëm, të shfrytëzojë mundësitë e takimeve, të cilat fatmirësisht do të jenë të shumta.

Gaforrja: Me Hënën tek Luani, jeta do t’ju buzëqeshë vesh më vesh. Më e  privilegjuara do të jetë zemra, e hapur për emocione të ëmbla të paharrueshme: një takim joshës do t’ju ofrojë një mundësi për të kaluar një aventurë të këndshme. Në punë do të çoni deri në fund me efiçencë të plotë angazhimet e marra përsipër. Mos e shtyni fillimin e një projekti nga frika e të mos qenurit në lartësinë e duhur.

Luani: Pranimi i një ftese do të rezultojë shumë i këndshëm. Do të hyni në orbitën e interesave të reja dhe njohuri të dobishme për punën tuaj. Para jush do të hapen perspektiva interesante: jini dinakë dhe përdoreni mirë imazhin tuaj. Nëse jeni duke jetuar një histori dashurie, ndoshta është koha për të treguar më tepër entuziazëm në raportin tuaj: një darkë për dy mund të ketë efektin e dëshiruar.

Virgjëresha: Sot do të keni shumë punë për të sistemuar dhe praktika që duhen mbyllur, aq shumë sa ndoshta do të jeni të detyruar të punoni jashtë orarit. Si shpërblim, do të jeni në gjendje të kryeni me lehtësi edhe  detyrat më të vështira. Mos u dekurajoni nga pengesat burokratike: me mprehtësi do të gjeni çelësat e duhur! Dashuria do të shkojë tepër mirë.

Peshorja: Për të plotësuar dëshirën tuaj për të qenë në qendër të vëmendjes, Hëna tek Luani do të “bëhet copash”, duke ju dhënë siguri dhe sharm. Protagonizmi juaj mund të rezultojë pak në disharmoni dhe mund të merrni ndonjë kritikë. Jeni singëll? Mbrëmja do t’ju sjellë ëndrra të reja duke ju ngjallur interes për dikë.

Akrepi: Dita fillon me të përpjetë, më shumë për shkak të nervozizmit tuaj për ngjarjet me të cilat do të përballeni. Hëna ju sheh vëngër ndaj disa prej jush mund të kenë nevojë të sistemojnë disa çështje të vjetra burokratike apo sindikale. Evitojeni kalimin e mbrëmjes në shtëpi: dilni, shkoni në kinema, takohuni me miqtë e zemrës, shkëmbeni mendime.

Shigjetari: Çdo gjë ok. Do të kultivoni interesat tuaja pa asnjë interferencë. Në sferën professionale nuk do të mungojnë vlerësimet. Në sferën afektive do të keni mundësi të relaksoheni dhe të mendoni për të ardhmen tuaj. Do të keni mundësi të çmoni aftësitë tuaja joshëse, falë dhe ambjenteve stimuluese që do të frekuentoni sot.

Bricjapi: Problemet nuk janë zgjidhur plotësisht, por optimizmi juaj ju mbështet. Dëgjoni këshillat e ndonjë personi që ju do të mirën. Përpara se të hidheni me kokë në një projekt të ri reflektoni mirë për rëndësinë dhe për pasojat që mudn të ketë. Në dashuri? Do të jeni të dyjëzuar nga dëshira për të braktisur të vjetrën apo të përqafoni një stil të ri jete.

Ujori: Dita nuk do të jetë shumë ekzaltuese, do të vijojë e qetë dhe në rutinën e përditshme do të zbuloni kënaqësi të vogla por të këndshme dhe për këtë merita është e Merkurit. Kapini rastet e arta ekonomike dhe tregoni optimizëm në realizimin e një projekti. Jeni nisur me këmbë të mbarë dhe keni asin nën mëngë.

Peshqit: Nuk ka dyshim. Jeni fitimtarë dhe arrini të jepni maksimumin e inteligjencës, komunikit dhe entuziazmit. Do të keni shumë raste si për të shijuar shoqërinë gjithmonë e më të këndshme që ju ofron partneri e po ashtu për të shijuar shoqëinë e personave interesantë por po prapë me partnerin në krah. Mos hani shumë në tavolinë dhe bëni orët e duhura të gjumit.