130 Emoji të reja për të fiksuarat pas makeup-it

    Mesazhet tashmë do të bëhen më interesante se kurrë me emoji-t e reja që ka hedhur në treg L’Oréal USA.
    Beaumoji janë lancuar më datë 7 Korrik dhe mund të merren falas nga të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android.
    “Synimi i L’Oréal-it është të mbushë zbrazëtinë mes dëshirës për të komunikuar në mënyra të reja dhe mjeteve më të mira të mundshme për t’i paraqitur ato vizualisht”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë.
    Në 130 emoji paraqiten trendet e momentit duke nisur nga maskat dhe trajtimet e fytyrës, tek produktet më të kërkuara, lyerja e buzëve ombre, flokët pastel e shumë të tjera.

    Advertisement