Moda që po çmend aziatikët

Shumë fëmijë mallkojnë ditën kur dentisti i ka lajmëruar se duhej të vinin telat e dhëmbëve, por në disa vende Aziatike (përfshirë Tailandën, Indonezinë dhe Malajzinë) ndodh krejt e kundërta. Telat fallco për dhëmbët janë bërë një tendencë mode kaq shumë e kërkuar saqë adoleshentët aziatik shkojnë në tregun e zi për të blerë këtë aksesor në ngjyra dhe modele të ndryshme për rreth 100 $/copë. Në fakt është një çmim goxha i largët nga ai prej 1.200 $ që do të kushtonin telat profesional në Bangkok. A do t’a ndiqnit këtë tendencë?

Advertisement