11 milion përdorues

Numri i italianëve që lundrojnë në internet nëpër celularë është gjithnjë e në rritje. Sipas një kërkimi të Osservatorio Smau-School of Management të Milanos kuota e përdoruesve të internetit në celular ka arritur në 11 milion përdorues. Në bazë të parashikimeve, sektori i internetit mobile do të arrijë në kuotën e 550 milion eurove në 2010-ën, 40% më tepër krahasuar me atë të vitit 2009.

Advertisement