102-vjetori i Pavarësisë ka mbledhur në sheshin e Flamurit në Vlorë, krerët më të lartë të shtetit shqiptar, banorë të qytetit bregdetar e shqiptarë të ardhur nga Kosova, Maqedonia e të tjera treva të banuara nga shqiptarët.
Kryetari i Kuvendit, Presidenti i Republikes, Kryeministri, ministra te kabinetit qeveritar, kryebashkiaku i Vlores, u rreshtuan kete paradite perkrah njeri-tjetrit ne ceremonine e rikujtimit te ngritjes se Flamurit ne kete qytet nga Ismail Qemali 102 vjet me pare, qe shenon per shtetit shqiptar momentin me te rendesishem, ate te shpalljes se Pavaresise.
Ne ndryshim nga vitet e tjera, kete here ata qe ngriten flamurin ne sheshin e lavdishem, ishin dy kampionet e Botes ne peshëngritje, Romela Begaj dhe Daniel Godelli, ata qe vetem pak kohe me pare ngriten flamurin e Shqiperise lart ne bote me rekordin e vendit te pare ne kete sport.
Ashtu si nje vit me pare, ne Sheshin e Flamurit eshte degjuar vetem himni kombetar, duke iu shmangur fjalimet e zyrtareve vendore dhe qendrore.
Nderimi ne sheshin e Flamurit ka mbyllur kete ceremoni ne Sheshin e Flamurit, ndersa festa kuqezi ka vijuar ne qytetin e Vlores te veshur me ngjyrat kombetare.
Ndërkohë, në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi është vendosur një flamur i madh kuqezi, në nder të kësaj dite të shënuar.
Burimi: Top Channel