1.5 milion Euro për fotot e dasmës

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë paguar 1.5 milion euro për ekskluzivitetin e fotografive të dasmës së tyre, të cilat iu shitën revistave People dhe Hello!. Dy revistat kanë rënë dakord për ruajtjen e privatësisë së tyre. Ndërkohë asnjëri nga dy bashkëshortët nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike lidhur me këtë shifër.  Kjo nuk është hera e parë që Pitt dhe Jolie përfitojnë shuma të majme nga ngjarjet personale të jetës së tyre. Në vitin 2006, aktorët shitën fotografinë e vajzës së tyre Shiloh për 2 milion euro, sërish po tek revista People, dhe paratë shkuan menjëherë për bamirësi. Në 2007-ën bënë të njëjtën gjë me imazhet e para të Pax, të cilat ia shitën People dhe Hello! por shuma nuk u bë publike. Vetëm një vit më pas me një marrëveshje tjetër prej 10.6 milion eurosh ata shitën fotografitë e binjakëve Vivienne Marcheline dhe Knox Leon.

Megjithatë të përfitosh 1.5 milion euro ditëve të sotme për shitjen e fotografive martesore është një shifër padyshim rekord. Përvec përfitimeve, martesa e çiftit është edhe scoop-i i muajit.

Advertisement