Zooey Deschanel shpjegon emrin e vajzës së saj

Gjatë intervistës së Zooey Deschanel, e cila së fundmi është bërë mama, për “The Ellen DeGeneres Show”, biseda menjëherë është përqëndruar në emrin e vecantë që ajo ka zgjedhur për vajzën e saj: Elsie Otter.
“Otter, si vidra”, ka pyetur Ellen.
“Po, njësoj si kafsha”, ka konfirmuar aktorja.
“Menduam se Elsie është një emër klasik dhe prandaj donim që emri i dytë të ishte pak më i vecantë, pak më i egër”, ka shpjeguar ajo.
“Më pëlqejnë shumë kafshët, dhe vidra na pëlqen akoma më shumë sepse është shumë gazmore.”
Elsie Otter, është fëmija i parë i Deschanel me bashkëshortin e saj Jacob Pechenik.

Advertisement