Zgjedhjet vendore, PD publikon emra të kandidatëve

Partia Demokratike ka publikuar disa prej emrave që do të kandidojnë për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.
Kështu Darien Xhindoli do të jetë kandidat për Bashkinë e Lushnjes.
Dhurim Alinani do të kandidojë nën siglën e PD në Delvinë. Gëzim Çaushi në Roskovec. Në Peqin është zyrtarizuar kandidatura e Albert Kreçit, ndërsa në Divjakë ajo e Irakli Goresë. Në Pukë, Partia Demokratike do të hedhë në garë Rrok Dodën. Burreli do të ketë kandidat, sipas selisë blu Nezir Rizvanin, ndërsa në Klos do të jetë Basir Cupa.
Më parë janë mësuar edhe emrat e Luan Mustafaj për Patosin, Bujar Hoxha për Urën Vajgurore, Anton Koka për Malësinë e Madhe dhe Zef Hila për Vaun e Dejës, kandidat ky i përbashkët me demokristianët.
Veç tyre, PD ka shpallur edhe emrat për Gjirokastrën, Tropojën, Kamzën dhe Elbasanin.

Advertisement