Xhemal Loka: Ajo më kërkoi falje për veprimin në momentet e fundit të jetës…

Pretendohet se 41-vjeçarja i ka kërkuar falje Xhemalit, kur ishte në spital, para se të ndërronte jetë. Sipas Xhemalit, Bedria i ka thënë: “Më fal që e bëra këtë veprim”.

Nga ana tjetër Xhemali nuk e ka pranuar që ka ushtruar dhunë ndaj Bedries.

Advertisement

Ditën e djeshme ka dalë një video tjetër ku shihet Xhemali, ku në prani të djalit të tyre të mitur, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Videoja është filmuar nga djali i mitur, i cili ia ka dërguar më pas videon motrës së tij të martuar.

Përmes pamjeve, prokuroria ka vërtetuar dhunë sistematike të bashkëshortit ndaj të ndjerë.

Permes pamjeve, prokuroria ka vertetuar dhunen sistematike te bashkeshortit ndaj te ndjerës.

Gjykata ka marrë masën e arrestit me burg për 45-vjeçarin.

Sipas dëshmisë së fëmijëve të mitur, prindërit kanë pasur konflikte të vazhdueshme. Babai i tyre ushtronte dhunë ndaj nënës e madje e akuzonte edhe për tradhti me vëllain e saj.