Vrasjet në Elbasan, 6 të plagosurit mbërrijnë në Tiranë

Wednesday, September 9, 2026

Ka shkuar në 3 numri i  personave të vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan ndërsa 6 të tjerë janë plagosur rëndë në sulmin e armatosur të ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Disa persona të veshur me uniforma policie kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të një lokali.

Në zonë raportohet lëvizja e një numri të madh makinash policie dhe postblloqe.

Është ende e paqartë kush ka qëlluar dhe se autorët ishin vërtet policë.

6 të plagosurit kanë mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se dy prej tyre janë në gjëndje më të rëndë.

Bledar Muca dhe Fejzulla Capja mësohet se janë dy prej të plagosurve.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM