Vrasje në Tiranë! Gjendet i pajetë një 20-vjeçar i dëmtuar me mjet prerës.

Një 20-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas i formacioneve i riu është identifikuar si S. Toshkesi.

Advertisement

Burimet për gazetaren e “Top Channel” Dorjana Bezat raportojnë se viktima është gjetur i dëmtuar me mjet prerës.

Policia ndodhet në vendngjaje, ndërsa në komisarist janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Uniformat blu po punojnë me pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar dinamiken e ngjarjes.