Vlorë | 3 peshkatarë të zhdukur prej tre ditësh

Burime nga porti detar i Vlorës, kanë bërë të ditur se tre peshkatarë kanë dalë me një motobarkë por janë zhdukur prej tre ditësh. Kanë qenë familjarët e tyre që kanë dhënë alarmin tek policia dhe porti i Vlorës. Njëri nga peshkatarët e zhdukur mësohet se e ka emrin Edmond Osmenaj ndërsa emrat e dy të tjerëve ende nuk janë bërë të ditur nga policia. Policia kufitare ka nisur kërkimet në det me mbështetjen edhe të Rojeve Bregdetare të ushtrisë.

Advertisement