VIDEO/ Pique i përgjigjet këngës së Shakirës, shkon në Kings League me një Twingo…

Përleshjet në distance mes Gerard Pique dhe Shakira vazhdojnë të pandërprera.

“Ndërrove një Ferrari për një Twingo, një Rolex për një Casio”,-thuhet në një pjesë të tekstit të hitit të ri të këngëtares kolumbiane, referuar ish-partnerit të saj që e tradhtoi dhe e la për një 23-vjeçare, me futbollistin i cili në orët e fundit i është përgjigjur duke njoftuar një partneritet me kompaninë Casio për Kings League.

Advertisement

Ndërsa sot ka ndodhur një episod i ri, ish-mbrojtësi i Barcelonës ka mbërritur në selinë e Kings League me një Renault Twingo.