Trajneri i kombëtares shqiptare përlotet në emision, arsyeja do të emociononte këdo

Christian Panucci, trajneri i kombëtares shqiptare ka qenë i ftuar në emisioni ‘Rudina’.  Në intervistën në fjalë trajneri ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij personale, por jo vetëm. Megjithatë vëmendje të veçantë mori surpriza që djali i tij i bëri nga Italia. Ka qenë një videomesazh i dërguar prej tij arsyeja pse Panucci nuk mundi të mbajë lotët, teksa shprehte mallin që ndjen për të birin. Më tej trajneri zbuloi se ka qenë i martuar për 9 vite dhe djali është fryt i asaj marrëdhënieje.  Ndërsa tani është i lidhur me një balerinë të njohur italiane, të cilën e ka njohur në spektaklin ‘Dancing With The Stars’, 6 vite më parë. Lidhja e tyre u bë publike në mediat italiane vetëm para 1 viti. Sipas Panuccit, çdo gjë mes tyre funksion shumë mirë.

Advertisement