Tiranë | Voton Kryeministri Berisha: procesi i votimit po zhvillohet tërësisht normal

alt

“I bëj apel qytetarëve të votojnë për të ndryshuar më mirë jetën në komunitetet e tyre. Ftoj të gjithë qytëetarët tëvotojnë të qetë, të votojnë me dinjitet të plotë duke i garantuar që kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë votën e çdo qytetari shqiptari” theksoi Berisha. Më tej kryeministri Berisha theksoi se sipas të dhënave deri më tani procesi I votimit ka vijuar normalisht në mbarë vendin. “Procesi i votimit po zhvillohet tërësisht normal në parametrat e një procesi të denjë për një vend të lirë dhe uroj të vazhdojë kështu deri në mbyllje. I bëj apel partive politike të kontribojnë për një proces sa më normal dhe të pranojnë çdo verdik dhe të vlerësojnë peshën e çdo vote të shqiptarëve” theksoi më tej Berisha.

Advertisement