Tiranë – Vocaj, shpërthimi në Sauk për motive hakmarrjeje

Në një konferencë për shtyp, një ditë pas shpërthimit, Vocaj njoftoi se është arrestuar Luan Dervishi, i cili është nipi i Naim Dervishit, që mendohet të jetë ekzekutuar vite më parë nga Xhevdet Xhebrahimi, kryefamiljar i banesës ku ndodhi ngjarja. Vocaj njoftoi se Dervishi ka paraqitur si dhuratë për Xhevded Xhebrahimin televizorin ku ishte vendosur sasia e eksplozivit, ndërkohë që autori i krimit Luan Dervishi akuzohet për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të lëndëve shpërthyese. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar në familjen Xhebrahimi. Eksplozivi i vendosur ne nje televizor ka shperthyer ne momentin qe tekniku po e vinte ate ne funksion. Luan Brahja, qe ishte edhe teknik televizoresh dhe i aferm i familjes Xhebrahimi ka gjetur vdekjen e menjehershme, dhe bashke me te edhe kryefamiljari Xhevdet Xhebrahimi, i cili ishte shume afer vatres se shperthimit. Te plagosur rende mbeten anetaret e tjere te kesaj familjeje, Fatbardha Xhebrahimi, 65 vjec, si edhe dy femijet, Shpresa e Altin, qe ndodhen ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Te plagosurit kane ne trupat e tyre edhe sende te ndryshme qe u jane ngulur ne trup si pasoje e forces se shperthimit.

Advertisement