Tiranë | Ruçi: Berisha të japë llogari për qeverisjen e tij

gramoz-ruci ne parlament

“Nuk ka kryeministër në botë që drejton gishtin te opozita, por opozitën që i drejton kryeministrit gishtin. Akoma pas 20 vjetësh, megjithëse përgjërohesh për demokracinë, nuk e ke kuptuar se ky sistem është i opozitës dhe t’i në vend të kërkosh llogari duhet të japësh llogari”, iu drejtua Ruçi kryeministrit. “Ç’ti themi në qytetarëve që u ke rritur thuajse dyfish vajin apo makaronat, apo pensionistëve që u ke rritur pensionet kur i ke rritur çdo produkt. Këtë duhet të bësh, të japësh llogari për qeverisjen tënde e jo të mbulosh korrupsionin galopant me ilaçet”, tha Ruçi gjatë replikës së tij me kryeministrin Berisha.

Advertisement