Tiranë | Rama: Saliu nuk mund të kontrollojë dhe drejtojë opozitën

 “Qeveria ka rënë, kanë mbetur vetëm dy-tre ishuj të izoluar që vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë. Vetëm opozitën Saliu nuk do mundet kurrë ta kontrollojë dhe drejtojë, sepse vendosja e demokracisë është e pakthyeshme”, u shpreh kreu i opozitës. Lidhur me ngritjen e komisionit hetimor, Rama tha se janë të panumërta komisionet e ngritura por që nuk kanë dhënë rezultat. “Kemi mbetur mbas derës së Europës, sepse pushteti i vjedhur na e bën të pamundur që të ulemi në tryezën e familjes së madhe Europiane”, u shpreh Rama para mediave. Ai vijoi deklaratën e tij duke theksuar se, “Ne nuk besojmë te dhuna, ne nuk promovojmë dhunë dhe refuzojmë çdo individ që konsideron dhunën si mundësinë tonë, kjo është e vërteta e 21 Janarit dhe e 28 Janarit”, pasi sipas tij në 113 arrestime të bërë vetëm njëri kishte precedent, vjedhjen e një celulari.

Advertisement