Tiranë | Rama: nuk kemi nevojë për një Sali tjetër në Bashki

alt

Në sloganin “E vetmja rrugë”, Seitajn deklaroi se të gjithë duhet të jenë të bashkuar, pasi vetëm me anë të kësaj motoje, të gjithë do të mundin koalicionin e turpit. “Jam në shërbim të të gjithë qytetarëve”. Ky ka qënë mesazhi i përcjellë prej saj, ndërsa premtoi se investimet nuk do të reshtin në të gjithë zonat e Tiranës së Re. Ndërkaq, në këtë prezantim, kryetari i Bashkisë Edi Rama përcolli objektivin e qartë të Bashkisë, ndërsa puna për të ndërtuar Tiranën është dhe do të jetë kusht, për një jetë më të mirë. “Ndërtuam një park, parkun e dytë më të madh të qytetit me shëtitoren më të gjatë të Tiranës, për këdo që do të eci i shqetësuar nga makinat, me plotë pemë, me hapsira, me terrene sportive dhe me kënde për të moshuarit. Por edhe më e plotë ishte kënaqësia e asaj vepre të realizuar kur përgjatë ecjes të shëtitores së re, mblidheshin të rinj që vinin nga e gjithë Shqipëria”. “Ta harrojnë Tiranën, ajo do të rinisë të vrapojë drejtë së ardhmes me të gjithë qytetarët pa dallim. E vetmja rrugë është ajo e PS-së, rruga e “Aleancës për të ardhmen”. Këta zotërinj duhet t`i japin llogari qytetarëve të Tiranës për keqqeverisjen e tyre. Tirana nuk ka nevojë për një Sali në qeveri dhe një tjetër në bashki. Ai duhet të japë llogari për faturat dhe taksat e papërballueshme nga inflacioni. Duhet të japë llogari për vrasjet, gënjeshtrat dhe baltën që kanë hedhur mbi punën tonë të papërtuar, që ka lënë gjurmën tonë në çdo pjesë të Tiranës” Rama tha se kjo është Tirana që ndërtojmë prej 10 vitesh, ndërsa në fokus mbeten politikat e punësimit, ngritja e kampuseve, fushave sportive, spitaleve dhe spitalit Bashkiak dhe parqet.

Advertisement