Tiranë | Rama: kryeministri mos të damkosë me turp Shqipërinë

rama

“Në emër të opozitës shqiptare i bëj thirrje kryeministrit ta heqë postbllokun e korrupsionit nga rruga e realizimit të këtij projekti strategjik dhe të mos e damkosë me një tjetër damkë turpi qeverinë e këtij vendi dhe Shqipërinë, që ka interes për këtë projekt”, u shpreh Rama, në një komunikim me mediat. Reagimi erdhi pas akuzave të kryeministrit Berisha për atë që ky i fundit e cilësoi klikë të mafias, lidhur me debatin që pasoi zbatueshmërinë e projektit në fjalë. “Berisha foli për klikën e mafias duke akuzuar si zëdhënës të mafias Kfë-në, gazetën “Zëri” dhe natyrisht edhe opozitën. Nuk di nëse tek mafia ai fut edhe partinë e koalicionit të tij. Kjo është çështje që i takon ta zgjidhin me njëri- tjetrin. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar që të besojë se banka që përfaqëson shtetin gjerman të jetë mafioze dhe Saliu të jetë qelibari”, tha Rama, ndërsa shtoi se bllokimi i projektit është haptazi kundër interesit kombëtar dhe publik. “Se sa të pastra janë duart e qeverisë së Saliut kjo duket nga qindra kilometra larg, por duke parë nga afër gjithë dokumentacionin e procesit të bllokuar të realizimit të linjës 400 kë me Kosovën, të vret syrin qëndrimi arbitrar i qeverisë shqiptare”, u shpreh Rama.

Advertisement