Tiranë | Qeveria Rama merr tre vendimet e para

Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja e parë e qeverisë Rama. Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime:
1. Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;
2. Miratimi i Kodit Etik Ministror;
3. Ndalimi i importit të plehrave në Republikën e Shqipërisë.

Advertisement