Tiranë | Programi i PS do të ofrojë shërbime shëndetësore falas

Partia Socialiste, në kuadrin e javës për shëndetësinë, organizoi një bashkëbisedim me gazetarët në lidhje me sistemin shëndetësor në vend. Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, vuri në dukje problemtikat që ekzistojnë në sistemin e shërbimit shëndetësor dhe atij të sigurimeve shëndetësore. Beqaj paraqiti si tepër shqetësuese nivelin e buxhetit të vënë në dispozicion të këtij sistemi, të cilin e cilësoi ndër më të ulëtit në Europë. Duke iu referuar organizmave të ndryshme ndërkombëtare, Beqja tha se “shqiptarët shpenzojnë vetëm 6% të GDP-së për shëndetësinë”. Ai cilësoi nivelin e lartë të papunësisë si shkaktar të përkeqësimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore dhe siguroi se Partia Socialiste do të ofrojë shërbim shëndetësor për këdo që ka nevoje dhe pamundësi për të paguar. “Ne socialistët kemi këtë vizion: shërbime publike sipas nevojës dhe jo sipas takatit të xhepit për të paguar”, theksoi ai. Ndërsa i pyetur nga gazetarët se “a mund të mbulojë një buxheti i vogël, si ai i vendit tonë, kostot e parashikuara në programin e PS-së për shëndetësinë”, Beqja iu përgjigj se “shëndeti i çdo qytetari është i vlefshëm, ndaj duhet të jemi të gatshëm të paguajmë këtë kosto”.

Advertisement