Tiranë – Përfundon pengmarrja tek stacioni i trenit, arrestohet pengmarrësi

Incidenti dyshohet se ishte një përpjekje për grabitje. Elton Sulejmani ka hyrë në dyqanin e celularëve që ndodhet në kryqëzimin mes bulevardit “Zogu i Parë” dhe unazës te Stacioni i Trenit në Tiranë. Ai mendohet se në kushte të luhatjeve mendore, ka pasur si qëllim të grabisë dyqanin madje për këtë ka paraqitur dhe një armë zjarri. Në vendngjarje vec policisë së Tiranës shkuan dhe forca të RENEA-s. Ata ndërhynë energjikisht, të ndihmuar nga informacioni që punonjësja e dyqanit i dha sallës operative policore duke njoftuar dhe sistemit të kamerave vëzhguese të dyqanit. I dyshuari është dorëzuar pa rezistencë duke mbyllur kështu kapitullin ende të pasqaruar plotësisht të kësaj ngjarjeje që mblodhi disa dhjetëra njerëz kureshtarë.

Advertisement