Tiranë | PDIU: ndërhyrjet e Greqisë janë shkelje e sovranitetit

 Ndërhyrjet e Greqisë në cështjet tona të brendshme janë shkelje e sovranitetit”, ka deklaruar PDIU. Subjekti në fjalë ka nënvizuar se, nga 27 vende anëtare të BE vetëm 10 prej tyre kryejnë regjistrim të popullsisë mbi baza etnike dhe ka theksuar se kthimi i konsullit grek të Korcës tregon për një skenar të parapërgatitur. “I bëjmë apel qeverisë që të mos bëhet regjistrim me deklarim mbi baza etnike. Shqipëria nuk është vend multietnik dhe nuk do të jetë kurrë i tillë”, ka deklaruar më tej PDIU.

Advertisement