Tiranë – PD, të burgosurëve u lejohet të shkojnë në shtëpi si në cdo vend demokratik

“Sërish shoku Rama doli në bace, i shfazuar dhe në një ezauriment mendor sa tragjik aq edhe komik duke ripërsëritur fobinë e fundit të tij të sindromit të krijuar nga humbja e zgjedhjeve. Pasi akuzoi me dhjetëra e dhjetëra herë komisionerët socialist të të gjitha niveleve për mungesë integriteti, e mbasi akuzoi mediat për breshëri sulmesh ndaj tij tani ka disa ditë rresht që merret me të burgosurit, të cilët u lejuan të shkojnë me leje në shtëpitë e tyre në përputhje me një praktikë të të gjitha vendeve demokratike” deklaroi zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. “Sërish i përsërisim z.Rama se të burgosurit janë lejuar dhe do lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre në zbatim të një rregulli që ekziston në çdo vend të lirë. Rama pati shansin të paraqiste qoftë edhe provën më të vogël të ndërhyrjes apo implikimit të tyre në procesin zgjedhor por nuk e bëri. E përsërisim që i vetmi rast i evidentuar është ai i Emiljano Kecit, i cili sapo u lirua me leje u shëndrrua në bodyguardin e armatosur të Blendi Klosit, gjë që detyroi organet e policisë ta ndalojnë atë dhe ta rikthejnë në institucionet e vuajtjes së dënimit” shtoi më tej Mëhilli. Sipas Mëhillit, nëse Rama disponon qoftë edhe faktin më të vogël, jo lista por fakte, është i ftuar ta bëjë atë publik.

Advertisement