Tiranë – PD, kërkojmë proces të ndershëm

Mësohet se një i tillë i është kapur kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, në zonën e Kombinatit. “Ky është kurthi i radhës i menduar nga socialistët për të vërtetuar dëshpërimin e humbjes së tyre”, ka thënë lidhur me një fakt të tillë, zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu. “Ky do të jetë edhe momenti i bindjes për të gjithë shqiptarët, se të gjithë ata që reklamojnë politikë të re, bëjnë në fakt politikë të vjetër me synimin për të mashtruar mbi procesin elektoral”, tha Bregu. Duke shtuar se këta qytetarë nuk duhet të bien aspak pre e një politike të tillë, e cila përpiqet që ta paraqesë procesin zgjedhor si pa standarde. “Jemi në të njëjtën linjë me ndërkombëtarët dhe ata që kërkojnë proces të ndershëm në Shqipëri. Ndërsa këto mjete do t’ia dërgojmë KQZ-së që t’i ketë si dëshmi”, shtoi Bregu. Më tej, ajo tha se vëzhguesit janë elementët më të sigurt ligjorë dhe zgjedhorë për të monitoruar procesin. Dhe çdo formë tjetër që bie ndesh me kodin zgjedhor, është një formë e ndaluar dhe do denoncohet nga selia e Partisë Demokratike.

Advertisement