Tiranë | Olldashi: kosto shtesë për Levan-Vlorë, sipas kërkesave të komunitetit

Gjatë debatit në seancën e sotme në Parlament për kontratën për shtesë fondesh me Bankën Europiane të Investimeve, për rrugën Levan-Vlorë, Olldashi tha se fondi prej 1.7 milionë euro është përdorur për të ndjekur kërkesat e komunitetit të komunave ku shkon rruga. Sipas tij, përveç mbikalimeve e nënkalimeve që parashikon rruga janë shtuar edhe 1.7 milionë euro punime të tjera pikërisht për të zgjidhur kërkesat e komunitetit të banorëve përgjatë rrugës. Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, duke folur për një standard të dobët të punimeve i kërkoi qeverisë që akse të tilla rrugore që shkojnë përtej afateve të parashikuara të punimeve dhe kërkojnë fonde shtesë duhet të bëhen objekt i një kontrolli të specializuar. Këto kontrolle, tha Malaj, do të ishin një mjet efikas në luftën kundër korrupsionit .  

Advertisement