Tiranë | Miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit me votat e mazhorancës

 Sapo ka nisur procesi i votimit, opozita është larguar nga salla ku qëndroi dhe debatoi në një sencë maratonë që ka zgjatur rreth 10 orë. Përgjatë diskutimeve, opozita kundërshtoi ndryshimet në rregullore duke quajtur thjesht demagogji kufizimin e imunitetit, ndërsa mazhoranca i mbrojti ato duke e ftuar madje opozitën të sillte propozimin për ndryshimin e Kushtetutës për këtë cështje. Rregullorja e ndryshuar parashikon kalimin në fund të seancës të diskutimit të lirë prej 60 minutash dhe dënimin me përjashtim nga seancat për 3 javë të atyre deputetëve që bllokojnë më shumë se dy minuta foltoren e Kuvendit.

Advertisement