Tiranë – Meta niset për vizitë zyrtare në Kroaci

Gjatë vizitës, veç bisedimeve zyrtare në Ministrinë kroate të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, z. Ivo Josipović, nga Kryeministrja, znj. Jadranka Kosor dhe nga Kryetari i Parlamentit, z. Luka Bebić. Gjatë qëndrimit të tij në Zagreb, z. Meta pritet të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar që punon e jeton në Kroaci. Gjatë kësaj vizite pritet që z.Meta të diskutojë me personalitetet më të larta kroate çështje që kanë të bëjnë me thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, me integrimin evropian, lëvizjen e lirë, konsolidimin e bashkëpunimit në gjirin NATO-s, si dhe me bashkëpunimin rajonal. Gjatë kësaj vizite do të nënshkruhet edhe Protokolli i Bashkëpunimit midis Akademive Diplomatike të Ministrive tё Punëve të Jashtme.

Advertisement