Tiranë – Kuvendi miraton raportin e komisionit hetimor për Ramën

Raporti u miratua me 74 vota pro, ndërsa dy deputetë të tjerë abstenuan. Pas miratimit, konkluzionet e komisionit hetimor do t’i kalojnë së shpejti organit të Prokurorisë së Përgjithshme. Përvec raportit për Ramën, deputetët e djathtë miratuan edhe dy dekretet e presidentit Topi për shkarkimin e Anastas Duros nga posti i ministrit të Punës dhe emërimin e Viktor Gumit në vënd të tij.

Advertisement