Tiranë – KQZ shpërndan akreditimet për 5 mijë vëzhgues

“Ndihma e vëzhguesve, paraqitet mjaft e rëndësishme për votimet e 28 qershorit”, mësohet të jetë shprehur kreu i KQZ-së. Ndër të tjera, Ristani është shprehur se rezultatet nesër do të jepen në kohë reale nga qendrat e votimit. “Qëllimi ynë është besueshmëria në proces dhe prandaj do të ketë transmetim direkt nga qendrat e numërimit të votave”, ka thënë më tej Ristani. Ndërkaq, mësohet se një reagim ka patur edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, sipas së cilës, zgjedhjet e lira do të përbëjnë një zhvillim të madh për vendin tonë.

Advertisement