Tiranë | KQZ i jep mandatin e deputetit kandidates të LSI-së në Durrës, Ermira Koçi

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të hënën, me katër votat e anëtarëve të pranishëm, që t’i japë mandatin e deputetit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në Qarkun Durrës, Ermira Përparim Koçi. Znj. Koçi është i kandidati i radhës në listën e LSI-së për këtë qark për shkak të dorëheqjes së znj. Klodjana Pashkaj. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi gjithashtu projekt vendimin për mënyrën e asgjësimit të fletëve të votimit të 23 qershorit, nëpërmjet riciklimit të letrës.

Advertisement