Tiranë | KQZ diskuton vendet vakante në KZAZ

Bëhet fjalë për 66 të tilla të cilat janë krijuar pasi dy partitë e opozitës, Partia Socialiste dhe ajo e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut ende nuk kanë paraqitur propozimet e tyre lidhur me përbërjen e tyre. Dy partitë të cilat i kanë dorëzuar ato, deri tani janë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani ka pohuar lidhur me një fakt të tillë, se partitë politike kanë shkelur ligjin në mënyrë flagrante, duke mos i sjellë propozimet dhe shkelja e ligjit penalizohet.

Advertisement