Tiranë – ILDKP hedh shortin për kontrollin e pasurisë

Nga politikanët që kane rezultuar se do t’u bëhet hetim i imtësishëm i deklaratës së pasurisë janë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deputeteve socialiste, Mimi Kodheli dhe Olta Xhaçka, deputetit demokrat Gazmend Oketa apo zv/ministrit Selim Belortaja. Ndërsa figura publike të njohura që po dalin nga shorti për hetimin e plotë të deklaratës së pasurisë përmendim drejtorin e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zhani Ciko; rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Ardian Civici, etj. Ky short zhvillohet me qëllimin e realizimit të transparencës maksimale me publikun për mënyrat e investigimit të interesave private të zyrtarëve të lartë shqiptarë, Konkretisht, në këtë aktivitet, po hidhet shorti për përzgjedhjen e 4 për qind të zyrtarëve që kalojnë në kontroll të plotë të pasurisë së tyre.

Advertisement