Tiranë | Gjiknuri: reforma zgjedhore do të mbyllet brenda muajit

alt

Pas mbledhjes së sotme të komisionit, Gjiknuri, gjatë një prononcimi për mediat, theksoi se reforma zgjedhore i ka të gjitha mundësitë të mbyllet brenda këtij muaji, pasi sipas tij, kanë mbetur për t’u diskutuar edhe disa çështje me karakter teknik. Sipas tij, komisioni po punon intensivisht që në zgjedhjet 2013 të përdoret sistemi elektronik i votave. “Është një kapitull i kodit zgjedhor që ka të bëjë me sistemin elektronik në qendrat e votimit. Jemi duke punuar intensivisht, që brenda këtij muaji të mbyllet nga komisioni. Ne e kemi pikëpamjen tonë dhe po presim që të ndërtohet një propozim i gjithëpranuar. Ndërkohë, çështja e kompozimit të KQZ-së do të diskutohet javën e ardhshme”, tha Gjiknuri.