Tiranë | Berisha: vota kundër buxhetit është votë kundër rritjes së pagave e pensioneve

alt

Kryeministri Berisha ka deklaruar në fjalën e tij se qeveria ia doli të rrisë rrogat dhe pensionet pikërisht në kohën kur bota ishte zhytur në krizë. ” Fytyra e vërtetë e një qeverie është buxheti.Të gjithë ata që votojnë kundër këtij buxheti, votojnë kundër rritjes së pagave dhe pensioneve. Fondi për pensionet është 106 mln lekë dhe sot është e vërtetë se pensionistët në fshat marrin mbi 110% më shumë se 5 vjet më parë”, tha Berisha. Ai ka listuar një sërë reformash si dhe shifrash në drejtim të shpenzimeve të fondeve të buxhetit. “Qeveria para së gjithash dhe mbi të gjitha i shndërroi në para për portofolet e 810 mijë familjeve shqiptare. Në një kohë kur qeverive të tjera iu desh të fusin gërshërt në xhepat e qytetarëve të tyre, qeveria shqiptare derdhi një pjesë të mirë të buxhetit shqiptar për rritjen e rrogave dhe pensioneve” ka theksuar Berisha. Duke iu drejtuar deputetëve të majtë Berisha i akuzoi ata se nuk duan mirëqënien e shqiptarëve. “Do mbetet me germa të zeza në historinë e këtij Kuvendi, vota juaj kundër. Ju kundërshtuat edhe rrugën e Elbasanit, por harruat se do kalonit vetë në të. Por unë, ju garantoj sapo ta mbarojë tuneli, ju do të ngjisni Qafë Kërrabën nga inati i tunelit”, tha kreu i qeverisë.

Advertisement