Tiranë – Berisha, kufiri i biznesit të vogël nuk do të ndryshojë

Sunday, September 20, 2026

Së dyti, në mënyrë që të mbrohet biznesi i vogël, të luftohet evazioni, TVSH-ja do të zbresë për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë”. Kështu ka deklaruar kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Berisha deklaroi se ka nisur ndarja e shpërblimeve për punonjësit e administratës ndërsa për pensionistët, Instituti i Sigurimeve Shoqërore disponon të gjithë faturën financiare për të disbursuar gjatë ditëve që vijnë, nëpërmjet postës dhe mënyrave të tjera, shpërblimin për 543 mijë pensionistë të vendit. “Të gjitha variantet e tjera janë thjesht spekulime ordinere, sepse se çfarë do t’u thonë këta zotërinj 800 mijë familjeve shqiptare, të cilët çdo mëngjes u deklarojnë se nuk do të marrin shpërblimin, në një kohë kur ata po e marrin dhe do t’a marrin, kjo është zgjedhja e tyre. Shqiptarët do t’u thonë që jeni mashtrues dhe mashtrimi dihet, të ul besimin në maksimum” tha Berisha. “Le të rikthehemi tek seanca e fundit, e cila do të jetë të mërkurën pasdite dhe do të jetë një seancë e rëndësishme. Në këtë seancë ne miratojmë disa ndërhyrje në Kodin e Procedurave Doganore, për të cilat unë dua të qartësoj edhe një herë se nuk do të ketë lëvizje të kufirit të biznesit të vogël. Kufiri ka qenë 8 milionë dhe do të mbetet 8 milionë. Kufiri nuk do të zbresë. Pas disa konsultimeve të gjera, në mënyrë që të mos krijohet asnjë lloj konfuzioni dhe asnjë lloj spekulimi, pragu i biznesit të vogël mbetet deri në 8 milionë lekë qarkullimi vjetor. Ajo ç’ka i gjithë ky biznes do të paguajë, pa asnjë përjashtim, në bashki dhe në komuna është taksa e biznesit të vogël. Ne po shqyrtonim dy variantet dhe njëri ishte që t’ua kompensonim ne, por meqenëse vendosëm të mos lëvizim kufirin e biznesit të vogël, atëherë, në raport me bashkitë dhe komunat situata mbetet pa asnjë ndryshim. Së dyti, në mënyrë që të mbrohet biznesi i vogël, të luftohet evazioni, TVSH-ja do të zbresë për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë. Por edhe këtu do të ketë një dallim, në rast se biznesit të madh i kërkohet një rigorozitet i përmuajshëm në të gjitha llogaritjet dhe librat, atëherë këtij biznesi, i cili është sërish i vogël, por që TVSH-ja do të përfshijë të gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milionë, do t’u kërkohet diçka më e thjeshtuar. Përndryshe, evazioni nuk mund të luftohet” tha më tej kryeministri duke shtuar se çdo biznes, i cili gjykon se autoriteti tatimor ka arbitraritet në përcaktimin dhe në përzgjedhjen e tij për TVSH-në, është i ftuar të paraqitet, të ankimojë pranë autoritetit tatimor, pranë zëvendësministrit, pranë ministrit e deri tek Kryeministri në telefonin e tij të hapur për mesazhe, sepse në mënyrë absolute kjo që bëhet nuk ka asnjë synim tjetër përveç se mbrojtjes së biznesit të vogël dhe luftës së evazionit.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM