Tiranë | Basha premton më shumë ambjente sportive

alt

I veshur sportiv, Basha ka parë të shtunën performanca të federatës së mundjes, karatesë apo boksit duke premtuar kundërsulm të sportit përballë betonizimit, që sipas tij po i bëhet Tiranës. Lulzim Basha nuk ka lënë pa sulmuar as Bashkinë e Tiranës duke deklaruar se kryetari i saj ka vendosur betonin para qendrave sportive. Ndërsa sportistët e vegjël, por edhe drejtues të federatës sportive kanë kërkuar më shumë ambjente për stërvitjen e kampeve të ardhshëm. Në takimin që Basha pati në agjensinë e shërbimit të sportit shoqërohej nga drejtoresha e sportit në MTRKS, atletja Klodjana Shala, si dhe kandidatja për kryetare të njësisë bashkiake nr 5, Erisa Xhixho.

Advertisement