Tirane – Banoret e Gerdecit protestojne sot

Banorët e Gërdecit kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një tubim përkujtimor sot në nderim të atyre që humbën jetën nga shpërthimi i fabrikës së demontimit “Alba Demil” si dhe për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi për fajtorët. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë familjet e viktimave të tragjedisë së Gerdecit dhe lëvizja “Mjaft”, banorë të tjerë të fshatrave përreth, grupime sindikaliste dhe organizata të pamotivuara politikisht, opinionistë, intelektuale dhe qytetarë të Tiranes dhe të qyteteve te tjera.
Advertisement