Tiranë | Ambasadori britanik përgëzon për reformat në sistemin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, Ambasadori i BE-së Ettore Sequi, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Cannon, përshëndeten sot përfundimin me sukses të projektit të binjakëzimit të Shërbimit të Provës. Në fjalën mbajtur me këtë rast Ministri i Drejtësisë Halimi tha se : “Kjo është ndër reformat më të suksesshme që ndërmorri Qeveria Shqiptare përgjatë këtyre viteve të fundit reformimin e drejtësisë penale.” Sipas tij reforma në drejtësinë penale ka kontribuar në përmirësimin e gjendjes së gjithë shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe në trajtimin dhe të drejtat e individëve në veçanti duke pasur prioritet të vecantë rritjen ec sigurisë publike. Me kryerjen e kësaj reforme buxhetit të shtetit i janë kursyer rreth 30 milionë euro në vit. Statistikat tregojnë se nga shërbimi i provës kanë përfituar rreth 4000 të dënuar nga 8000 gjithsej. Edhe ambasadori britanik në fjalën e mbajtur me këtë rast vlerësoi reformën në Shërbimin e Provës si një histori suksesi për Shqipërinë. Sipas tij ky shërbim ka arritur sukses ne objektivat e tij duke reduktuar popullsinë në burgje dhe duke i ofruar gjykatave alternativa të besueshme dhe efektive kundrejt burgimit.

Advertisement