Tension në ekran, Penelope Cruz dhe Javier Bardem: Na duhet një pushim 5-vjeçar!

Thursday, September 17, 2026

Çifti shfaqet së bashku në filmin “Bunker”, ku luajnë rolin e një çifti të martuar, marrëdhënia e të cilëve vihet në krizë kur ata përplasen për një vendim të rëndësishëm. Skenari është shkruar posaçërisht për ta dhe përfshin disa skena të forta përplasjesh.

Është e frikshme të punosh me dikë që është partneri yt, sepse ndjen se dëshiron ta mbrosh. Edhe pse ndiheshim shumë të sigurt me ty, gjithmonë është e frikshme. Gjithmonë them se duhet të kalojnë të paktën pesë vite para se ta bëjmë sërish”, pohoi Cruz.

Të dy u njohën në xhirimet e “Jamón, Jamón” në vitin 1992, kur ishin ende shumë të rinj, dhe u martuan në vitin 2010. Cruz thotë se besimi i ndërsjellë e bën të mundur që të përballojnë edhe skenat më të vështira pa ngatërruar personazhet me jetën e tyre reale.

Bardem, ndërkohë, e komentoi me humor bashkëpunimin me bashkëshorten e tij.

Ne tashmë dimë si të luajmë një martesë, kështu që shkojmë në xhirime të përgatitur. Kjo i kursen shumë para produksionit. Jemi më të lirë për t’u punësuar

Në fund, aktori nuk kurseu komplimentet për Cruz, duke thënë se vazhdon të befasohet nga talenti dhe përkushtimi i saj.

E kam parë të rritet si aktore dhe nuk ka asnjë ditë që të mos më impresionojë apo të mos më befasojë me talentin dhe përkushtimin e saj. Të punoj me të është kënaqësi, është lojë dhe gjithçka rrjedh natyrshëm”, tha Bardem.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM