FSHF ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, me Republikën Çeke më 16 nëntor dhe me Ukrainën tre ditë më pas, të dyja në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Sylvinho ka publikuar sot listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit.
Lista e plotë:
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.
Mbrojtës” Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.
Mesfushorë: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, teksa spikat i kthyeri Keidi Bare.
Sulmues : Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe është kthyer gjithashtu Rey Manaj.