Suedezja Loreen fiton Eurovision 2023!

Artistja Loreen nga Suedia është fituesja e festivalit Eurovision 2023, që u mbajt në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Shqipëria këtë vit u përfaqësua nga Albina dhe Familja Kelmendi. Ata performuan “Duje”, një baladë dramatike që flet për rëndësinë e familjes dhe bashkimit në kohë ndarjeje. Kënga u frymëzua nga një thënie që shpesh i atribuohet Nënë Terezës, “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Të shkosh në shtëpi dhe të duash familjen tënde”. Perfomanca e Albinës dhe familjes së saj u prit mjaft mirë nga publiku.

Advertisement

26 artistë nga e gjithë Europa performuan në këtë finale të madhe mbrëmjen e kësaj të shtune, për të rrëmbyer çmimin e madh. Kjo mbrëmje u hap me performancën e fituesve të vitit të shkuar, ukrainasit Kalush Orchestra.

Eurovision 2023 u mbajt në Liverpool këtë vit, për shkak të luftës, që e bëri të pamundur mbajtjen e këtij kompeticioni në këtë Ukrainë.