Sudan | Bashir nuk do të rikandidojë për postin e presidentit

Sipas partisë drejtuese në vend, e cila informoi ngjarjen nëpërmejt një komunikate, lëvizja është pjesë e një pakete reformash që synojnë demokratizimin e vendit. 67-vjeçari Bashir drejton vendin që prej vitit 1989, kur u ngjit në pushtet nëpërmjet një grushti shteti. Ai kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve, për akuzat e krimeve të luftës dhe genocidit në zonën e Darfurit.

Advertisement