Spice Girls rikthehen? Postimi misterioz trazon fansat.

Friday, September 11, 2026

Spice Girls kanë ndezur sërish shpresat e fansave për një rikthim të bujshëm, pas një postimi misterioz që ka hapur menjëherë një valë spekulimesh në rrjete sociale.

Në një video të publikuar në Instagram, grupi shfaq një njoftim në gazetën britanike “The Stage”, pikërisht në të njëjtin publikim ku në vitin 1994 ishte kërkuar anëtare për një grup vajzash.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Spice Girls (@spicegirls)

Detaji që ka tërhequr më shumë vëmendje është fakti se gazeta shfaqet në shkallët e përdorura në videoklipin legjendar të “Wannabe”

“Jeni fans i Spice Girls dhe dini të këndoni e të kërceni? Jeni fans i zjarrtë, koleksionist apo adhurues i muzikës?”, shkruhet në njoftim në faqet e gazetës.

Në fund jepet një datë dhe orë e saktë: 10 shtator, ora 14:00, ndërsa kërkohet që pjesëmarrësit të kenë me vete një aparat për vinile ose CD.

Grupi nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim, duke lënë fansat të spekulojnë për një projekt të ri apo edhe një ribashkim të shumëpritur.

Spice Girls u formuan në vitin 1994 nga Victoria Beckham, Melanie Brown, Emma Bunton, Melanie Chisholm dhe Geri Halliwell. Grupi u bë fenomen botëror me hite si “Wannabe”, “Spice Up Your Life” dhe “Viva Forever”, ndërsa pas ndarjes në vitin 2000 janë ribashkuar disa herë.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM