S’ka vonesa! Në fund te dhjetorit vjen Avatar 2

I inkurajuar nga fundi i izolimit në Zelandën e Re, regjisori I famshëm James Cameron kërkon të rifillojë sa më parë punën për të sjellë në ekran vazhdimin e një filmi mjaft të dashur për publikun.

Megjithë pandeminë, “Avatar 2” duket se do ta respektojë afatin për të mbërritur në kinema në fund të dhjetorit 2021. Buxheti I përgjithshëm llogaritet në 1 miliardë dollarë.

Advertisement

“Jemi ende në kohë, mund t`ia dalim”, thotë optimist Cameron. Lajmi i mirë, siç e quan ai, mbërrin në vazhdën e deklaratës së kryeministres neozelandeze se vendi tashmë konsiderohet i sigurtë. Xhirimet për pjesën e dytë të filmit kishin filluar kur shpërtheu pandemia që i detyroi të ndërpriten për dy muaj. Por Cameron duket I bindur se nuk do të ketë vonesa të mëtejshme. Ditët e fundit, produksionii filmit postoi në rrjetet sociale një foto nga sheshxhirimi ku rishfaqet Sigourney Weaver, e cila interpreton doktoreshën Grace Augustine. Grace vdes në filmin e parë, por duket se Cameron ka në plan ta rikthejë në jetë.

Burimi: Top Channel