Shtyhet hyrja e Kobe Bryant në ”Hall of Fame”

Super ylli i ndjerë basketbollit, Kobe Bryant dhe pjesa tjetër e basketbollistëve të ”Hall of Fame” për vitin 2020, do të duhet ”të presin”… Ceremonia do të shtyhet për në fillim të vitit 2021.

Kryetari i ”Hall of Fame”, Jerry Colangelo tha se njoftimi nuk do të zyrtarizohet deri në një mbledhje të bordit më 10 qershor, por shtyrja për shkak të pandemisë duket si diçka e sigurt.

Bryant, i cili vdiq në një aksident ajror në janar, u caktua të kryesonte ceremoninë e ”Hall of Fame” së bashku me Tim Duncan dhe Kevin Garnett.

Fillimisht ceremonia u caktua për më 29 gusht.

Burimi: ATA