Shqipëri – Situata në qarqe, vihen re probleme te vogla

Në Burrel që bën pjesë në Qarkun e Dibrës ka probleme me vulat dhe procesi nuk ka nisur ende. Procesi i votimit nuk ka nisur as në Devoll ku nuk janë paraqitur komisionerët e PSD-së dhe aktualisht po punohet për zëvendësimin e tyre me komisionerë të tjerë. Probleme edhe për Qarkun e Kukësit ku në komunat Reshnik dhe Cukalat është bllokuar procesi i votimit për shkak të mungesës së bojës për vulën. Edhe në qytetin e Beratit janë vënë re disa probleme të vogla që lidhen me bazën teknike. Qarku i Lezhës ka nisur të votojë normalisht përvec një problemi në Rrëshen ku KQZ nuk ka dorëzuar proces-verbalin, problem që pritet të zgjidhet shumë shpejt.

Advertisement