Shqipëri – Rritet fluksi i hyrjeve të emigrantëve

Sipas të dhënave vetëm në portin e Durrësit kanë hyrë 4500 emigrantë dhe 980 automjete. Ndërkaq, bëhet e ditur se pika doganore e Kakavijës është bllokuar për rreth 3 orë pas mesnatës për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik. Pala greke njoftoi pezullimin e punimeve gjatë natës, në një kohë kur vazhdon të ketë fluks emigrantësh që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë për pushime. Vetëm rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, pas riparimit te defektit, është bërë i mundur rifillimi i punës.

Advertisement