Shqipëri – Moti sot, 23 Janar 2010

Pjesa e dyte e ditës do të vijojë me dominim të kthjellimeve në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të mbeten zonat malore. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta do të mbetemi gjatë natës dhe deri mëngjesin tjetër. Temperaturat e ajrit do të bien me 3 gradë në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të sjelle rënie të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi 28 km/h dhe drejtim kryesisht Lindor dhe për pasojë dallgëzimi në det do të jetë 2 ballë. Evropa Qendrore dhe Lindja e kontinentit do të mbeten nën dominim të kthjellimeve por do të karakterizohen nga temperatura të ulëta. Ndërsa Evropa Perëndimore dhe rajonet e Mesdheut Lindor sërish do të rrezikohen nga vranësira dhe shira si dhe stuhi të forta ere. Po ashtu dhe Veriperëndimi i kontinentit do të përfshihet nga reshje të dendura dëbore.

Advertisement